Rashiq: Idetë për ndryshime të kufijve janë të rrezikshme dhe mund të sjellin luftë

Lajme

Rashiq: Idetë për ndryshime të kufijve janë të rrezikshme dhe mund të sjellin luftë

Më: 10 gusht 2018 Në ora: 22:38
Nenad Rashiq

Politikanët në Kosovë po vazhdojnë të përplasen rreth idesë nëse dialogu final Kosove-Serbi duhet të përfundojnë me korrigjim kufijsh.

Sipas politikanit serb Nenad Rashiq idetë për ndryshime të kufijve janë të rrezikshme dhe mund të sjellin luftë.

“Kjo mënyrë se si po shkojnë zhvillimet dhe deklarimet negative nga të dyja palët terminologjia e cila po përdoret si ridefinim i kufijve apo korrigjim mendoj se është terminologji e rrezikshme dhe ide e rrezikshme e cila do të dërgojë në ndarje në baza etnike. Europa është e nderuar në baza të multietnicitetit dhe ne tash po punojmë në të kundërtën, dëshirojmë të bëjmë kufij etnik. Kjo si ide nuk është e mirë dhe mund të prodhojë shumë efekte të tjera’, tha për televizionin publik të Kosovës, Rashiq, nga Partia Progresive Demokratike.

Mundësia e arritjes së një marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë deri në fund të këtij viti dhe idetë për rishikimin ose korrigjimin e kufijve janë opsione që kanë filluar të diskutohen intensivisht nga të dyja palët në dialog.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat