Çfarë thoshte Hamëz Jashari për serbët, dëgjojeni fjalimin e tij rrënqethës - Bota Sot
Çfarë thoshte Hamëz Jashari për serbët, dëgjojeni fjalimin e tij rrënqethës

Lajme

Çfarë thoshte Hamëz Jashari për serbët, dëgjojeni fjalimin e tij rrënqethës

Nga: D.RR Më: 12 gusht 2018 Në ora: 06:58

Dëshmori që sakrifikoi gjithçka për Kosovën, Hamzë Jashari me dajën e tij flasin për të kaluarën dhe të tanishmen e kombit tonë, në odën e kullës së tyre në vitin 1995, ku Hamza fliste për trimëritë e heronjëve kombëtar kurse daja Osman thoshte se me demokraci nuk fitohet liria, përcjell "Bota sot".

Ai kishte folur edhe për nivelin akademik të shqipëtarëve më herët dhe në atë kohë, mirëpo në mënyrë kritike.

Më poshtë mund ta lexoni dhe  dëgjoni bisedën mes tyre që fillon nga minuta 03:00:

E, qishtu daj, a e din a s’e din, Ahmet Delia me sakicë u shku me dekë për kojshi. N’pikë t’natës. Veç qi e ka ni zanin: ‘auuu zhdirgju djal se na ranë shkijet’.

E na sot, n’këto ditë, ven se me mledhë men, vinë tre katër shkije, milic kishe në uniformë demek, e rrathekojnë ni shpi, e hijnë, e grijnë rob, e piskamë, e kush s’del me thanë t’shkoj t’i nihmoj qatij vllau.

E thomë: valla s’kanë dashtë dikur ata t’partë, ishin kanë t’ligj, se s’ishum metë nër shka na.

A s’dashtën ata a s’po domë na sot? Hajde tash e bajmë ni analizë këtu: A kenë ma t’fortë ata atëherë, pa ditë shkrim-lexim, letrat te hoxha u duftë m’i çu m’i lexu, ja te popi, kur jau kanë çu djemtë p’ej ushtrije a p’ej gyrbeti diku? E na sot kemi djem, kemi dijetarë, tu i marrë p’ej profesorave, magjistra, doktorra, akademika të rangut botnor, edhe i kemi shti veshtë n’lesh. Shkau te dera.

Deri kur dojmë me duru k’shtu ma?» – Hamëz Jashari, Prekaz, Skenderaj, 1995.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...