Vuçiq i hakmerret Merkelit: Harrojeni zgjidhjen e shpejtë për Kosovën

Lajme

Vuçiq i hakmerret Merkelit: Harrojeni zgjidhjen e shpejtë për Kosovën

Më: 15 gusht 2018 Në ora: 16:58
Aleksandar Vuçiq dhe Angela Merkel

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se nuk mund të dalë kundër deklaratave të Merkelit kundër ndryshimit të kufijve. Por, sipas Bloomberg-ut, Vuçiqi thotë se tani nuk do të ketë zgjidhje të shpejtë.

“Disa mendonin se kjo mund të bëhej brenda 2-3 muajsh. Tash harrojeni këtë”, ka thënë shefi i shtetit serb.

Kancelarja gjermane dje gjatë një konference me kryetarin e Këshillit të Ministrave të Bosnje dhe Hercegovinës, Denis Zvizdiq, ka thënë se përkundër diskutimeve të vazhdueshme për lëvizjen e kufijve, një gjë e tillë nuk guxon të ndodhë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat