Pse po vjen Vuçiq në Kosovë, këto janë objektivat e tij - Bota Sot
Pse po vjen Vuçiq në Kosovë, këto janë objektivat e tij

Lajme

Pse po vjen Vuçiq në Kosovë, këto janë objektivat e tij

Më: 16 gusht 2018 Në ora: 23:41
Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka paralajmëruar vizitë në Kosovë.

Ai tha se nëse gjithçka do të jetë në rregull, më 9 shtator do të arrijë për vizitë në Kosovë.

“Nëse gjithçka është në rregull, më 9 shtator jam me serbët në Kosovë,” tha ai.

Vuçiq theksoi si qëllim parësor i Serbisë është ruajtja e paqes dhe stabilitetit.

Ndërsa si objektiv tjetër, Vuçiq thotë se është ruajtja e interesave shtetërore, mbrojtjen e pronës dhe të gjithë interesave të tjera të Serbisë.

Më pas, presidenti serb ka listuar si objektiv të tretë mbrojtjen e popullit serb në Kosovë.

Sipas tij është e nevojshme të sigurohet siguria e njerëzve, të sigurohet që fëmijët të shkojnë në shkolla dhe kinema pa ndërprerje dhe të shoqërohen me kolegët e tyre.

Sikurse drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, edhe Vuçiq ka thënë se është i bindur se nëse arrihet marrëveshja, serbët do të kenë më shumë se sot.

“Ne kemi një territor të përcaktuar nga fuqitë perëndimore dhe territor i përcaktuar faktikisht në fushën që është kundër nesh. Kufijtë në Jarinjë dhe Bërnjak janë të vendosur më në fund në vitin 2011”, duke thënë se ata janë quajtur vendkalime administrative, për shkak se ajo nuk njihen.

I pyetur për deklaratën e kancelares Angela Merkel, se nuk do të ketë ndryshim të kufijve, ai tha se si Gjermania ashtu edhe SHBA-të po “e kufizojnë” momentin se duhet të njohim pavarësinë e Kosovës e shpallur në vitin 2008.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...