A ishte Kosova pjesë e bisedimeve Merkel-Putin? - Bota Sot
A ishte Kosova pjesë e bisedimeve Merkel-Putin?

Lajme

A ishte Kosova pjesë e bisedimeve Merkel-Putin?

Më: 19 gusht 2018 Në ora: 13:42
Vladimir Putin dhe Angela Merkel

Presidenti kontrovers rus, Vladimir Putin dje ka nxitur reagime kur vendosi të shkojë në dasmën e kryediplomates austriake Karin Kneissl në një fshat austriak.

Lideri autokrat rus, Putin, që u bë personazhi kryesor nga ky gazmend në Austri ku qëndroi vetëm dicka më shumë se një orë fluturoi drejt Gjermanisë, për bisedime me Angela Merkelin.

Nga takimi në Pallatin Mesenberg 70 kilometra larg Berlinit ku janë diskutuar tema të nxehta si Ukraina e gazësjellësi Nordstream, Merkel ka thënë se nuk pret rezultate speciale.

Nuk ka hollësi nëse Kosova mund të ketë qenë pjesë e bisedime edhe pse para takimit është spekuluar diçka e tillë.

Dy liderët nuk kanë pranuar pyetje nga gazetarët ndërkohë mediave u janë drejtuar vetëm para se të nisin takimin 3 orësh.

Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test