Klinika e Gastroenterologjisë pajiset me videogastroskop dhe videokolonoskop

Lajme

Klinika e Gastroenterologjisë pajiset me videogastroskop dhe videokolonoskop

Më: 23 gusht 2018 Në ora: 12:03
Foto

Pas më shumë se 3 vjet të mungesës së pajisjeve për punë kualitative, pas angazhimeve të menaxhmentit të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës dhe Ministrisë së Shëndetësisë, Klinika e Gastroenetroogjisë është pajisur me paisjet moderne për punë.

Me rastin e dorëzimit të këtyre paisjeve, dr. Zaim Gashi, drejtor i Klinikës së Gastroenetrologjisë, falënderoi ministrin e Shëndetësisë dhe drejtorin e Përgjithshëm të SHSKUK-së, për mbështetjen e vazhdueshme për këtë klinikë.

“Pas shumë nevojave të mëdha dhe shumë kërkesash që janë bërë në të kaluarën keni reflektuar, keni pasur mirëkuptim dhe  ku po shihet rezultati që do të kenë mundësinë kuadri i cili është përgatitur për këtë punë me të vërtet ta tregon vetën edhe ajo që është më me rëndësi pacientët mund t’i kryejnë shërbimet të mos i dërgojmë jashtë por të kem mundësit t’i kryen këtu”, u shpreh drejtori Gashi.

Në anën tjetër, dr. Basri Sejdiu, drejtor i përgjithshëm i SHSKUK-së, tha se   jemi në rrugën e drejtë  që pacientët tanë t’i trajtojmë në institucionet tona publike duke ditur që në Klinikën e Gastroenterologjisë është një staf i mrekullueshëm.

 “Paisjet janë kompletuar dhe stafi i klinikës i punojnë  të gjitha metodat endoskopike dhe metodat tjera që i kanë në gastroenterologji.  Ajo çka jemi zotu edhe me herët që do t’i pajisim me pajisje të reja po realizohet, kanë pasur paisje të vjetër, një pajisje është blerë në vitin 2002 e stërvjetruar dhe në tre vitet e fundit nuk ka pas fare gastroskop dhe kolonoskop dhe tani e kanë një aparaturë,, ku përfitues më të mëdhenjtë do të jenë pacientët” përfundoi drejtori Sejdiu.

Uran Ismajli, ministër i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës,  tha se përkundër kërkesave të vazhdueshëm nga punëtorët shëndetësorë të kësaj klinike, për një kohë të gjatë nuk ishin furnizuar.

“Fatkeqësisht për një kohë të gjatë nuk ka pasur fare aparaturë të mirë edhe punëtorët shëndetësorë nuk kanë arritur me ju dhënë qytetarëve  atë që kanë mundur, sot jemi në një gjendje më të mirë po e shohim një aparat i cili është mjaftë modern  dhe që ju mundëson të gjithë punëtorëve shëndetësor këtu që ta dëshmojnë profesionalizmin e vet. Për qytetarin kjo nënkupton që do të ketë shërbime në QKUK, e jo që të shpenzon para nëpër klinika të ndryshme kur dihet që këta njerëz janë këtu për ta. Pra këta janë të gatshëm tani me i dhanë të gjitha ato shërbime, pacientët  nuk ka nevojë të shkojnë  nëpër klinika private” theksoi misitri Ismaili.

Sipas një komunikate të QKUK-së, ministri Ismaili këtë e quajti fitore të dyfishtë ngase në një anë ju  arrijmë potencialin kuadrove tona dhe në anën tjetër e ruajmë xhepin e qytetarëve dhe e arrijmë një kënaqshmëri më të madhe në gjithë sistemin shëndetësor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat