Tadiç e quan patriot fals Vuciqin, thotë se po ndjek propagandën e Thaçit e Haradinajt për pavarësinë e Kosovës

Lajme

Tadiç e quan patriot fals Vuciqin, thotë se po ndjek propagandën e Thaçit e Haradinajt për pavarësinë e Kosovës

Më: 25 gusht 2018 Në ora: 15:17
Boris Tadiç

Ish-presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, ka thënë se presidenti aktual Aleksandër Vuçiq po ndjek propagandën e Hashim Thaçit dhe Ramush Haradinajt sa i përket pavarësisë së Republikës së Kosovës duke përmendur dhe pranuar vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Sipas tij ky vendim i GJND-së, nuk ka ndikuar tek vendet të cilat nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

“ Sllovakia duke e mos njohur Kosovën e mbron interesin e Serbisë më mirë se presidenti i Serbisë. Për Sllovakinë vendimi i GJND-së nuk ishte një verifikim i pavarësisë së Kosovës, ndërsa për Vuçiqin ishte. Kjo është absurde”, është shprehur Tadiç në një intervistë.

Sipas Tadiç, propozimi për Kosovën është nënshkruar në marrëveshjen e Brukselit, në bazë të së cilës sistemi ligjor i Kosovës së pavarur është valid në gjithë territorin e saj.

“ Vetëm përgatitja e publikut për implementimin e kësaj marrëveshje është ende në proces e sipër” thotë Tadiç.

Për ish-presidentin serb, marrëveshja e Brukselit për pakicat serbe është një humbje për Serbinë.

“Ajo u prezantua si një fitore, por në fakt është një humbje e madhe” ka shtuar ai.

Sipas tij, Vuçiq në mungesë të përmbushjes së premtimeve të tij, tashmë po vazhdon të shesë figurën e një fitoreje false dhe e proklamon vetën si një patriot.

Tadiç ka folur edhe për temën e diskutuar pas propozimit të Haradinajt për demarkim të kufirit me Serbinë. Ai thotë se edhe në këtë çështje Vuçiq ka nguruar të flasë, ndërsa Daçiq ka thënë se aty nuk ka kufij por vetëm një vijë administrative.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat