Vuçiq në Austri: Hashimi është politikan më i mirë se unë

Lajme

Vuçiq në Austri: Hashimi është politikan më i mirë se unë

Më: 25 gusht 2018 Në ora: 21:46
Aleksandër Vuçiq dhe Hashim Thaçi

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se homologu i tij, Hashim Thaçi, është politikan më i mirë se ai, duke shtuar se për dallim nga Thaçi, ai nuk flet për detajet apo procesin e negocimeve.

Ai këtë deklaratë interesante e dha në kuadër të Forumit Evropian Alpbach në Austri, si pjesë e një paneli të përbërë po ashtu nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nga ai slloven, Borut Pahor, si dhe nga Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn.

“Përndryshe nga Hashimi, sepse ai është politikan më i mirë se në nuk flas për proces të negocimit. Nuk flas për asnjë detaj. Po negociojmë në mirëbesim dhe shpresoj që ai ta bëjë të njëjtën”, ka thënë ai gjatë diskutimit në panel.

“Në Beograd do të jetë më vështirë se kudo tjetër” , ka shtuar ai lidhur me arritjen potenciale të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë.

“Por duhet të mendojmë për të ardhmen tonë”, përfundoi Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat