Vuçiq: Na lini të gjejmë vetë zgjidhjen për Kosovën - Bota Sot
Vuçiq: Na lini të gjejmë vetë zgjidhjen për Kosovën

Lajme

Vuçiq: Na lini të gjejmë vetë zgjidhjen për Kosovën

Më: 25 gusht 2018 Në ora: 22:29

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Forumin Evropian në Alpbach, sonte i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që t’i lejojnë serbët dhe shqiptarët që vetë të zgjidhin çështjen e Kosovës.

Ai shprehu pakënaqësinë, siç tha për shkak të dëshirës së vendeve të tjera për të ndikuar në përmbajtjen e një marrëveshje të mundshme mes Beogradit dhe Prishtinës.

"Unë dëgjoj zëra nga Londra, sikur të jenë më të interesuar për të ardhmen tonë, më shumë sesa vetë ne", tha Vuçiq.

Ai vlerësoi se një marrëveshje e mundshme për zgjidhjen e çështjes së Kosovës do të ishte "arritje e pabesueshme", por shtoi se është  "skeptik, se kjo do të arrihet”.

Ai tha se për shkak të përpjekjeve për të zgjidhur çështjen e Kosovës ka shumë kundërshtarë në Serbi, ndër të cilat një numër i madh i personaliteteve, kurse opozita e akuzon atë se është tradhtar, dhe se jashtë vendit paraqiten më shumë si avokatë të të ashtuquajturës "Serbi e madhe".

Ai pyeti se çfarë janë kufijtë e Serbisë dhe çfarë është Kosova. "Ne e konsiderojmë Kosovën pjesë të Serbisë, dhe ata e konsiderojnë atë një shtet të pavarur. Gjysma e vendeve në botë thonë se Kosova është e pavarur dhe gjysma, ndër të cilat janë pesë anëtare të BE-së, që është pjesë e Serbisë. Si do ta zgjidhim këtë?" tha Vuçiç.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...