Ambasadori britanik në Beograd e bën nervoz Vuçiqin

Lajme

Ambasadori britanik në Beograd e bën nervoz Vuçiqin

Më: 26 gusht 2018 Në ora: 18:40
Ambasadori britanik në Serbi Denis Kif

Ambasadori britanik në Serbi Denis Kif ka thënë se debati për ndarjen e mundshme ose ndryshimin e kufijve të Kosovës, për kufizimin ose për këmbimin e territoreve ndërmjet Kosovës e Serbisë, duhet të marrë parasysh të gjitha çështjet, rreziqet dhe koston që temat e tilla hapin.

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka reaguar ndaj kësaj deklarate me pyetjen “e pse ai i ka ndryshuar kufijtë në vitin 2008”.

“Për serbët ka sjellë shumë rrezik dhe kosto pse i ndryshuat ju kufijtë në vitin 2008, kur e shkatërruat Serbinë në vitin 1991dhe në vitin 1992", është përgjigjur Vuçiq duke komentuar deklaratën e ambasadorit britanik në Beograd.

"Çdo 10 vjet, kur ju përgjigjet, ju mund t’i ndryshoni kufijtë, e kur dikush dëshiron të bëjë diçka pa dijen tuaj, atëherë ju e komentoni se do ta paguani koston dhe se rreziku është i madh”, ka shtuar Vuçiq.

Siç ka njoftuar rel në gjuhën serbe, ai ka pyetur “se sa është çmimi nëse nuk arrihet marrëveshja” duke konstatuar se në esencë konflikti i ngrirë nuk ekziston, sepse “vetëm pritet se kush kë do ta godasë i pari".

Ai ka thënë se "dëshiron të besojë se Kif ka pasur qëllim të mirë”.

“Por, pres të marr përgjigje pse i keni ndryshuar kufijtë në vitin 2008 dhe brenda pak ditësh e keni njohur Kosovën e pavarur në kundërshtim me Rezolutën 1244", ka thënë ai.

Natyrisht Vuçiq, dhe as të tjerët në Beogradi nuk tregojnë se ishte vendi i tyre, Serbia, ajo, e cila, e para nisi shkeljen dhe shkatërrimin e kufijve të njësive të federale të ish – Jugosllavisë duke filluar me pushtimin e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat