Rama-Haradinajt: Hiqe kravatën

Lajme

Rama-Haradinajt: Hiqe kravatën

Më: 27 gusht 2018 Në ora: 11:42
Haradinaj dhe Rama

Para pak çastesh kryeministri Edi Rama ka pritur udhëheqësit e Ballkanit në ambientet e vilave qeveritare në Durrës.

Ajo që ra në sy nga pritja e kryeministrave ishte momenti kur Rama pret kreun e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Teksa Rama e shoqëron nga makina për tek hyrja e vilës ku do të zhvillohet mbledhja, ai i bën një ‘vërejtje’ Haradinajt duke i kërkuar të heqë kravatën, pasi nga ajo që u vu re, të gjithë kryeministrat nuk kishin vendosur një të tillë. Kjo pasi takimi i sotëm mes kryeministrave të Ballkanit Perëndimor është informal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat