Serbia është e gatshme për marrëveshje përfundimtare me Kosovën, thotë Bërnabiq

Lajme

Serbia është e gatshme për marrëveshje përfundimtare me Kosovën, thotë Bërnabiq

Më: 27 gusht 2018 Në ora: 21:30
Ana Bërnabiq

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, ka thënë sot se Serbia është e gatshme që të normalizojë raportet me Kosovën në një të ardhme të afërt.

Sipas saj, kjo marrëveshje përfundimtare duhet të sigurojë stabilitet dhe siguri për qytetarët e të dy vendeve.

“Serbia është e gatshme të normalizojë raportet me Prishtinën dhe të arrijë një zgjidhje përfundimtare e cila do të siguronte stabilitet dhe siguri për qytetarët e të dy vendeve, por dekurajues është fakti që Prishtina nuk po i implementon marrëveshjet e Brukselit”, ka thënë Bërnabiq,

Këto komente Bërnabiq i bëri në takim me deputetin e Bundestagut, Johan Vadeful.

Brnabiq po ashtu e cilësoi si shumë të rëndësishëm insistimin e Gjermanisë që marrëveshjet e Brukselit të implementohen me kohë nga palët, përcjell lajmi.net.

Kujtojmë se shteti gjerman ka dalë hapur kundër ndryshimit të kufijve në regjion. Kancelarja Merkel ditë më parë deklaroi se në Ballkan nuk do të ketë ndryshim, apo shkëmbim të territoreve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat