Daçiq: Askush nuk na mbështet që e gjithë Kosova të mbetet në Serbi

Lajme

Daçiq: Askush nuk na mbështet që e gjithë Kosova të mbetet në Serbi

Më: 28 gusht 2018 Në ora: 12:06
Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, deklaroi se Serbisë po i ofrohet rasti historik të marrë diçka nga Kosova për popullin e vet.

“Këtu bëhet fjalë nëse duam të marrim diçka, ose të humbim gjithçka. Ky rast mund edhe të mohohet, por që nuk duhet të paraqitemi krejt të pakuptimtë se askush nuk na mbështet që tërë Kosova të qëndrojë në kuadër të kufijve të Serbisë”, tha ai për mediat serbe.

I pyetur nëse di se për çfarë kanë biseduar Donald Trump dhe kancelarja Angela Merkel për Ballkanin Perëndimor, Daçiq shtoi se vështirë apo e pamundur është që të bisedohet e të mos përmendet Kosova.

“Kjo është tema për të cilën sërish po bisedohet dhe kjo është dëshmi se si kemi korrur sukses që ta ndryshojmë pozicionin e vendeve perëndimore, të cilët theksonin se kjo është çështje e përfunduar”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat