Gjuriq tregon çka do të bëjë Vuçiq gjatë vizitës në Kosovë

Lajme

Gjuriq tregon çka do të bëjë Vuçiq gjatë vizitës në Kosovë

Më: 31 gusht 2018 Në ora: 15:17
Marko Gjuriq

Vizita e presidentit serb Aleksandar Vuçiq në Kosovë më 8-9 shtator do të jetë më gjithëpërfshirëse dhe më e dukshme , tha drejtori i të ashtuquajturës Zyre serbe për Kosovën, Marko Gjuriq.

Sipas tij, presidenti i Serbisë do t ju drejtohet qytetarëve në një tubim qendror që do të mbahet në Mitrovicë.

“Vuçiq do të paraqesë disa nga qëndrimet më të rëndësishme në lidhje me çështjen e raporteve të Serbisë ndaj Kosovës dhe vizionin e parashikimet e zgjidhjes së kësaj çështjeje”, tha ai në një konferencë për media.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat