Rashiq: Më inkurajon qëndrimi i Merkel-it për mosndryshim të kufijve

Lajme

Rashiq: Më inkurajon qëndrimi i Merkel-it për mosndryshim të kufijve

Më: 31 gusht 2018 Në ora: 21:55
Nenad Rashiq

Kryetari i Partisë Progresive Demokratike, Nenad Rashiq ka theksuar se presidenti i Kosovës dhe ai i Serbisë kanë bërë manovrime diplomatike gjatë gjashtë muajve të fundit.

Ai ka theksuar se Thaçi dhe Vuçiq kanë dhënë sinjale se mund të ndodhë korrigjimi i kufijve në mes Kosovës dhe Serbisë.

“Nuk e kuptoj pse presidenti i Kosovës po diskuton për korrigjim të kufijve, kur nga kjo gjë Kosova del humbëse”, ka shtuar Rashiq.

Ai ka thënë se është shumë i bindur se nuk do të ketë ndryshim/korrigjim të kufijve, duke shtuar se ajo që më tepër ia forcon këtë besim është qëndrimi i Gjermanisë.

“Më inkurajon deklarata e kancelares Merkel, dhe deklaratat që vinë nga Franca dhe shtete tjera, që tregojnë se cilado formë e korrigjimit të kufirit është e papranueshme. Në veçanti Gjermania e ka kuptuar se nuk i nevojitet një zonë konflikti në Evropë, respektivisht një Siri e re”, ka shtuar Rashiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat