Lepa Brena: Boshnjakëve u mungon lider si Fatlum Rushiti, alfa-omega e shqiptarisë

Lajme

Lepa Brena: Boshnjakëve u mungon lider si Fatlum Rushiti, alfa-omega e shqiptarisë

Nga: Emin Gaxha Më: 1 shtator 2018 Në ora: 08:15
Lepa Brena dhe Fatlum Rushiti

Këngëtarja e famshme boshnjake, Lepa Brena (Fahreta Jahi?) ka deklaruar për mediat boshnjake që boshnjakët, shqiptarët dhe kroatët kanë një armik të përbashkët dhe boshnjakët duhet të përforcohen në spektrin lobist botëror. 

"Ne boshnjakët jemi shumë të dobët me lobime karshi lobit serbo-grek në spektrin global, kurse shqiptarët e posedojnë Fatlum Rushitin, i cili me sukses e udhëheq Lobin Botëror Shqiptar. Është alfa-omega e shqiptarisë. Vlen të përmendet edhe veterani lobist Joseph DioGuardi. Boshnjakët, kroatët dhe shqiptarët kanë një armik të përbashkët. Mendoj që Bosnia duhet ta njoh pavarësinë e Kosovës. Milorad Dodik e Vojislav Sheshel janë paçavure. Jugosllavia ka vdekur," shprehet Lepa Brena për kanalin e njohur televiziv A1 Bosnia. 

Deklaratat e saja kanë shkaktuar reagime të ashpra në mediat serbe. Fatlum Rushiti dhe Joe DioGuardi akoma nuk janë prononcuar lidhur me deklaratat e seks bombës boshnjake. Ndryshe, pavarësisht moshës që e ka, Lepa Brena akoma duket seksi e joshëse, shumë vajza të reja ia kanë zilinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat