Kjo është data e Marrëveshjes përfundimtare me Serbinë: Kush po shpikë ide të shek. XIX

Lajme

Kjo është data e Marrëveshjes përfundimtare me Serbinë: Kush po shpikë ide të shek. XIX

Nehat Shaqiri Nga Nehat Shaqiri Më 1 shtator 2018 Në ora: 21:28
Thaçi, Vuçiq

Themelimi i Asociacionit të Komunave me shumicë Serbë, pritet që të bëhet shumë shpejt, ndërsa Marrëveshja përfundimtare me Serbinë, do të bëhet deri në fund të vitit 2019.

Kështu thotë analisti politik dhe njohësi i çështjeve juridike Blerim Burjani

Image
Blerim Burjani

Burjani për gazetën “Bota sot”, tregon se, tema e Asociacioni pritet që të ndodh shumë shpejt, më së largu deri në tetor.

“Marrëveshja përfundimtare ka pak gjasa të ndodhë, mirëpo do të jetë e vështirë që të ndodhë. S’ka kreacion nga pala e Serbisë, nuk ka as vullnet, sado që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi duket më liberal dhe më i gatshëm”, thotë Burjani.

Ai pohon se, nuk ka ndaje e as shkëmbim, por as bashkim të territoreve, ndërsa e quan ide të shekullit XIX, idenë e shpikur të Thaçit për Preshevën.

“Formula e Marty Ahtisarit, nuk ka pas fare qartësim për ndonjë marrëveshje, duket se tema përfundimtare  nuk do të mund të vij me Serbinë, gjasat janë minimale, apo fare. Ideja e Thaçit për Preshevën është shpike e tij, më e keqja është se nuk ka transparencë, s’ka ekip profesional, më shumë ka fjalë dhe ide të shek. XIX, ide anarkie jo të kësaj kohe. Bisedimet e dy njerëzve janë për historinë, por jo për të ardhmen”, përfundon Blerim Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat