Haziri: Opozita ta bojkotoj seancën e thirrur nga “pishpiriku” i Hashimit

Lajme

Haziri: Opozita ta bojkotoj seancën e thirrur nga “pishpiriku” i Hashimit

Nga: N.H Më: 3 shtator 2018 Në ora: 22:17
Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj

Analisti politik, Nexhat Haziri, thotë se, seanca e jashtëzakonshme, e thirrur nga Ramush Haradinaj, është një taktikë nga kryeministri, i cili është shndërruar në një instrument të presidentit Hashim Thaçi.

Me tej, ai thotë se, seanca e thirrur nga “pishpiriku” i Hashimit, kryeministri Haradinaj, duhet të bojkotohet nga ana e opozitës.

Ja postimi i plotë i Hazirit:

Seanca e jashtëzakonshme, e thirrur nga kryeministri Ramush Haradinaj, për të shqyrtuar Propozim-vendimin e Qeverisë për emërimin e Ekipit Negociator për Normalizimin e Marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë e cila do të mbahet në orën 9, pra vetëm një orë para seancës së thirrur nga opozita e cila do të filloj në ora 10.

Kjo është një taktikë nga kryeministri Haradinaj i cili është shëndrruar në një instrument të presidentit Thaci, për ta penguar Rezulutën e propozuar nga opozita më anë të së cilës i ndalohet presidentit Thaci të bisedoj me Serbinë për teritorin e Kosovës.Seanca e jashtëzakonshme thirrur nga “pishpiriku” i Hashimit, kryeministri Haradinaj, duhet të bojkotohet nga ana e opozitës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat