Dialogu, Vuçiq: Kosova nuk do të diskutojë për çështje thelbësore

Lajme

Dialogu, Vuçiq: Kosova nuk do të diskutojë për çështje thelbësore

Më: 5 shtator 2018 Në ora: 13:18
Aleksandar Vuçiq, Hashim Thaçi

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, vlerësoi sot, para dialogut të ardhshëm në Bruksel, se përfaqësuesit e Prishtinës nuk do të diskutojnë një çështje të vetme me rëndësi thelbësore.

"Shoh se zyrtarët shqiptarë nga Kosova nuk do të flasin për Asociacionin e Komunave Serbe, as për veriun, as për Ujmanin... Ata nuk duket se duan të flasin për ndonjë gjë thelbësore", tha Vuçiq.

Ai gjithashtu thekson se është koha që Beogradi dhe Prishtina të marrin përgjegjësinë.

"Serbia nuk ka kohë për të humbur dhe dëshiron të flasë për të gjitha temat që janë të rëndësishme për serbët dhe shqiptarët. Është koha të vendosim për fatin tonë dhe jo për dikë tjetër", tha Vuçiq.

Dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, me ndërmjetësimin e BE-së në Bruksel, do të vazhdojë më 7 shtator.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat