Dëshmitari nga Podgorica bashkëpunon në rastin e vrasjes së Ivanoviqit?

Lajme

Dëshmitari nga Podgorica bashkëpunon në rastin e vrasjes së Ivanoviqit?

Më: 5 shtator 2018 Në ora: 13:34
Oliver Ivanoviq

Mario Millosheviqit nga Podgorica i është ofruar statusi i dëshmitarit bashkëpunues në rastin e vrasjes së udhëheqësit të Iniciativës Qytetare Serbe, SDP Oliver Ivanoviq në Kosovë.

Kështu raporton gazeta Cdm. duke iu referuar shkrimit të gazetës Dan.

Raportohet se atij i janë ofruar rrethana lehtësuese nëse nënshkruan një deklaratë përmes së cilës akuzon një grup kriminal të përbërë nga anëtarë nga Serbia dhe Mali i Zi që thuhet se ka organizuar dhe ka kryer vrasjen e Ivanoviqit.

Megjithëse autoritetet e Kosovës disa herë e morrën në pyetje Millosheviqin, ai mohoi përfshirjen në krim dhe refuzoi të dëshmojë , shkruan gazeta e Podgoricës.

Sipas Dan, oferta e njëjtë do t’i paraqitet edhe dy prej anëtarëve të arrestuar të grupit kriminal që autoritetet malazeze po i kërkojnë për vrasjen e Radomir Gjurikoviqit.

Në artikull theksohet se mediat serbe menjëherë pas arrestimit të grupit kriminal raportuan se Millosheviqit dhe bashkëpunëtorëve të tij i ishte ofruar një shumë parash për të pranuar që kanë marrë pjesë në vrasjen e Ivanoviqit dhe akuzuan Beogradin.

Përveç  parave, të dyshuarve iu është ofruar gjithashtu të ndryshojnë identitetin e tyre dhe të mbrohen kundër hakmarrjes së mundshme.

Sipas këtij artikulli, oferta ishte e lidhur me njoftimin e autoriteteve të Prishtinës se ata do të njoftojnë detajet e vrasjes së udhëheqësit të SDP-së.

“Gjatë arrestimit në Kosovë, Millosheviqi pretendoi se policia e kishte privuar gabimisht nga liria.Përkatësisht, ai ua paraqiti dokumentet inspektorëve në Kosovë në emër të Miroslav Kostiqit një qytetar i Kosovës. Në dokument thuhet se Kostiq, i i prezantuar si Millosheviq  ka lindur në Mitrovicën e Veriut dhe ka banuar përgjithmonë në Prishtinë”.

“Në Kosovë, policia gjithashtu arrestoi Gjorgje Paviçeviqin, i cili u largua nga spitali në Dobrotë më 3 korrik, ku u dërgua pas dënimit për rrëmbim.Pas Millosheviqit dhe shqyrtimit të lidhjeve të tij, inspektorët lokalë dolën në dëshmi duke treguar dyshimin e fortë se Ziba ndihmoi Millosheviqin të fshihej”, raportojnë mediat e Podgoricës.

Oliver Ivanoviq u vra në janar të këtij viti para zyrës së partisë së tij në Mitrovicë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat