Driton Kuka takon shokun e fëmijërisë, Dukagjin Lipën: Krenar që ai ndërtoi Duan në muzikë, kurse unë Majlindën në sport

Lajme

Driton Kuka takon shokun e fëmijërisë, Dukagjin Lipën: Krenar që ai ndërtoi Duan në muzikë, kurse unë Majlindën në sport

Më: 5 shtator 2018 Në ora: 15:24
Driton Kuka dhe Dukagjin Lipa

Trajneri i njohur kosovar, Driton Kuka, është mjaft aktiv dhe i ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave jep njoftimet më të reja lidhur me karrierën e xhudistëve që ai ushtron, në veçanti, kampiones Majlinda Kelmendi.

Sot (e mërkurë), Toni ka takuar një nga miqtë e tij më të mirë të fëmijërisë, i cili gjithashtu është një emër i njohur për publikun shqiptar.

Bëhet fjalë për Dukagjin Lipën, këngëtarin e grupit të dikurshëm, ODA, njëherësh babai i këngëtares shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa.

Duket si Toni ashtu edhe Duki kanë pasur të njëjtin fat, kjo ngase personat me të cilët kanë punuar dhe u janë përkushtuar, kanë arritur majat e suksesit në botë.

Në një fotografi të publikuar në rrjetin social Facebook, trajneri Kuka shfaqet krah Dukagjinit gjatë takimit të tyre në Pejë, teksa shkruan në mbishkrimin e imazhit se ndjehet krenarë për sukseset që të dy i gëzojnë sot.

“Me shokun e fëmijërisë! Ai ndërtoi Dua Lipën në muzikë kurse unë Majlinden në sport! Dukagjin Lipa baba por edhe njeri i muzikës që ngriti vajzën e tij atje ku është sot”, janë fjalët e Driton Kukës në Facebook.

Përndryshe, Majlinda dhe Dua shquhen si dy nga ambasadoret më të mira të Kosovës, falë së cilave emri dhe harta e shtetit tonë është promovuar kudo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat