Vuçiq takohet me ambasadorin rus, flasin për dialogun Kosovë-Serbi

Lajme

Vuçiq takohet me ambasadorin rus, flasin për dialogun Kosovë-Serbi

Më: 5 shtator 2018 Në ora: 16:48
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, është takuar sot me ambasadorin e Rusisë, Aleksandër Chepurin

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, është takuar sot me ambasadorin e Rusisë, Aleksandër Chepurin, me të cilin kanë diskutuar edhe sa i përket dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

Vuçiq kishte thënë se është e nevojshme që të arrihet një marrëveshje reale dhe të qëndrueshme që nuk do të cenonte interesat shtetërore të Serbisë.

Ndërkohë Chepurin ka thënë se Rusia vazhdon mbështetjen për Serbinë edhe në Kombet e Bashkuara por edhe në organizatat tjera ndërkombëtare.

Kujtojmë se Vuçiq do të takohet me presidentin Hashim Thaçi në Bruksel me 7 shtator, ndërkohë dy ditë më pas pritet që të realizojë një vizitë në Republikën e Kosovës, ku do të takohet me serbët në veriun e Mitrovicës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat