Vuçiqit i lejohet hyrja në Kosovë

Lajme

Vuçiqit i lejohet hyrja në Kosovë

Më: 6 shtator 2018 Në ora: 14:01
Aleksandar Vuçiq

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës konfirmoi se ka dhënë leje që Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të vijë në Kosovë gjatë këtij vikendi.

Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit Behgjet Pacolli, e ka konfirmuar se Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq iu është dhënë leja për hyrje në Kosovë.

“Vuçiq ka kërkuar sipas procedurave leje për të hyrë në Kosovë dhe i është aprovuar”, tha Zyberaj.

Vuçiq pritet të qëndrojë në Kosovë më 8 dhe 9 shtator, një ditë pas takimit që do ta zhvillojë në Bruksel me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, në kuadër të dialogut për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Javë më parë, Vuçiq ka thënë se gjatë kësaj vizite do ta mbajë një ndër fjalimet më të rëndësishme të karrierës së tij politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat