Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka refuzuar që të konfirmojë, apo mohojë raportimet në Beograd se ka anuluar vizitën në Kosovë që është paraparë të mbahet më 8 dhe 9 shtator.
Ai është përgjigjur shumë shkurt për këtë, duke thënë: “Nesër do të flasim për këtë”, shkruan media serbe.
Vizita e Vuçiq në Kosovë është vënë në pikëpyetje duke thënë se autoritetet në Kosovë ia kanë ndaluar atij që ta vizitojë Liqenin e Gazivodës.