Novosti: Vuçiq mund të anulojë vizitën në Kosovë dhe takimin në Bruksel

Lajme

Novosti: Vuçiq mund të anulojë vizitën në Kosovë dhe takimin në Bruksel

Më: 7 shtator 2018 Në ora: 07:32
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka gjasë ta anulojë takimin me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, i cili është paraparë të ndodhë sot në Bruksel, si dhe vizitën e tij në Kosovë, e paralajmëruar për të shtunën dhe të dielën e 8 dhe 9 shtatorit.

Kështu shkruan gazeta serbe, sipas së cilës kjo për shkak se “autoritetet në Prishtinë njoftuan Beogradin se presidenti serb do të ndalohet të vizitojë liqenin e Gazivode, duke e konsideruar këtë si provokim të Vuçiqit.

Sipas gazetës, Vuçiqi ka të ngjarë ta anulojë edhe takimin me Thaçin në Bruksel.

Novosti shkruan se presidenti serb është afër vendimit për të anuluar vizitën në Kosovë dhe ka urdhëruar që të gjitha kontaktet me Prishtinën të pezullohen. Kështu edhe vazhdimi i bisedimeve në Brukselit, i planifikuar për sot, ka të ngjarë të anulohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat