Vuçiq e kërcënon Albin Kurtin pasi ia përmendi vajzën

Lajme

Vuçiq e kërcënon Albin Kurtin pasi ia përmendi vajzën

Më: 7 shtator 2018 Në ora: 22:45
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka komentuar deklaratat e Albin Kurtit për “martesën e djalit të Thaçit me vajzën e Vuçiq” për shkak të afërsisë së dy liderëve.

“Për arsye të pa njohura, ndoshta për shkak të nevojave të tyre të brendshme ai ka përmendur vajzën time 16  vjeçare Milicën" ka thënë Vuçiq.

Më pas ai e ka quajtur të pa edukatë Kurtin duke thënë se secili prind do ia dhezte një shuplakë ose diçka tjetër.

“Por unë këtë s'mund ta bëjë sepse jam President i Serbisë. Mua kjo s'më lejohet as ta them, kjo vetëm flet se sa i pa edukatë është ai" ka thënë Vuçiq.

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti ditë më parë në një tryezë për diskutimin mbi kufirin në mes të Kosovës dhe Serbisë, ka thënë se shkuarja e Thaçit në Bruksel është sulm mbi demokracinë e vendit.

Madje, ai në formë ironie kishte thënë se ka mbetur që vetëm edhe djali i Thaçit të martohet me vajzën e Vuçiqit dhe të kthehemi tamam sikur në mesjetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat