Kjo është agjenda e vizitës së Vuçiqit në Kosovë

Lajme

Kjo është agjenda e vizitës së Vuçiqit në Kosovë

Më: 7 shtator 2018 Në ora: 22:46
Aleksandar Vuçiq dhe ekipi i tij

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq nesër dhe pasnesër do të qëndrojë për vizitë në Kosovë, Media zbulon agjendën e vizitës së tij.

Media zbulon se Vuçiq do të vijë në Kosovë në ora 14:00 përmes pikës kufitare në Bernjak, ku nga aty do të vazhdojë në Zubin Potok.

Në ora 15:00 do të qëndrojë në Gazivodë,

Në ora 15:40 në Leshak,

Në ora 17:00 do të qëndrojë në Shkollën e Bujqësisë në Leshak,

Në ora 17:45 do të qëndrojë në Hallën e shporeteve në Leposaviç,

Në ora 19:00 arrin në Zveçan ku do ta kalojë natën.

Media njofton se në ditën e dytë të vizitës së tij në Kosovë, të dielën, Vuçiq, në ora 08:00 viziton Qendrën Shëndetësore në Mitrovicë,

Në ora 08:30 do të qëndrojë sërish në Zveçan,

Në ora 09:15 do ta vizitojë fshatin Banjë,

Në ora 11:15 do të qëndrojë sërish në Mitrovicë, dhe

Në ora 13:00 do të largohet nga Kosova përmes pikës kufitare në Jarinje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat