Në Mitrovicë po lind “Lugina (serbe) e Diellit”

Lajme

Në Mitrovicë po lind “Lugina (serbe) e Diellit”

Më: 9 shtator 2018 Në ora: 23:49
Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq sot në Mitrovicë ka vizituar kantierin e ndërtimit të lagjes për të kthyerit serbë në Mitrovicën veriore

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq sot në Mitrovicë ka vizituar kantierin e ndërtimit të lagjes për të kthyerit serbë në Mitrovicën veriore.Vuçiqin në vendndërtim e ka pritur drejtori i projektit “Lugina e Diellit”, Slobodan Mihajloviq.

Me këtë rast drejtori e ka njoftuar kryetarin se në këtë lagje do të jenë 137 ndërtesa e me rreth 350 njësi banesore, ndërsa përfundimi i saj pritet në vitin e ardhshëm.

Sipas drejtorit, përcjell b92, ndërtimi i lagjes ka filluar në vitin 2017 ndërsa punët përgatitore një vit më herët, përcjell Koha.net. Ai ka shtuar se është përfunduar së ndërtuari rruga kryesore ndërsa po vazhdon ndërtimi i qendrës kulturore e tregtare si dhe ambulanca.

Image

Në fazën vijuese, ka thënë Mihajloviqi, do të ndërtohet edhe një rrugë tjetër, kisha Shën Stefani si dhe 33 objekte të tjera.

“Projekti zgjidh statusin social-ekonomik dhe secila familje që do të kthehet, të paktën një anëtar do ta ketë të punësuar”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat