Ministri i brendshëm serb: Jemi gati ta prangosim Hashim Thaçin

Lajme

Ministri i brendshëm serb: Jemi gati ta prangosim Hashim Thaçin

Më: 10 shtator 2018 Në ora: 14:21
Hashim Thaçi

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, tha sot se Ministria që ai drejton do të veprojë në përputhje me urdhrin e gjykatës në rastin e vizitës së Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në Luginë të Preshevës.

Stefanoviq në pyetje të gazetarëve nëse Serbia do të vepronte në mënyrë diplomatike në rast të shkuarjes së Thaçit “ose do të arrestohej nën akuzat tona”, u përgjigj se Serbia është një vend ku ekziston sundimi i ligjit, raportojnë mediat serbe.

Nga ana tjetër, kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, ka thënë gjatë ditës se qeverisë serbe nuk i është bërë njoftim për vizitën e mundshme të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në Preshevë dhe se ai duhet së pari t’i drejtohet Qeverisë së Serbisë.

Sipas raportimeve të mediave, Thaçi së bashku me Komisionerin e BE-së për Zgjerim, Johannes Hahn, të mërkurën pritet t’i vizitojnë komunat jugore serbe ku jetojnë shqiptarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat