‘Nuk ka zgjidhje pa SHBA, Gjermaninë dhe Rusinë’

Lajme

‘Nuk ka zgjidhje pa SHBA, Gjermaninë dhe Rusinë’

Më: 10 shtator 2018 Në ora: 20:00
Ilustrim

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq u takua sonte në Beograd me Ron Johnson, senator amerikan dhe kryetar i Komisionit të Sigurisë Shtetërore.

Vuçiq tha se ka njoftuar senatorin me situatën në Kosovë dhe se “do të ishte e rëndësishme nëse do të kishte më shumë ndihmë nga rajoni dhe bota, për të dëgjuar atë që thuhet, për të mos dalë nga konteksti".

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve rreth arritjes së marrëveshjes së Beogradit dhe Prishtinës, Vuçiq tha nuk mendon se ekziston një zgjidhje pa SHBA, Gjermaninë apo Rusinë.

“Çdo marrëveshje është shumë e vështirë, pothuajse e pamundur për t'u arritur, por ne duhet të bëjmë më të mirën, nëse diçka e tillë do të ndodhte është e rëndësishme që të gjitha fuqitë e mëdha ta mbështesin atë. Mendoj se fuqitë e mëdha duhet, para së gjithash, të stimulojnë bisedimet", u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat