Gjuriq në panik: A do të reagojë dikush ndaj kërcënimeve të Prishtinës?

Lajme

Gjuriq në panik: A do të reagojë dikush ndaj kërcënimeve të Prishtinës?

Më: 20 shtator 2018 Në ora: 14:26
Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën Marko Gjuriq

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën Marko Gjuriq tha sot se deklarata e kryeministrit Ramush Haradinaj se prej Vitit të Ri nuk do të jetë kufi fizik në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, “është vazhdim i sulmeve dhe fyerjeve në kurriz të Serbisë dhe lidershipit të saj”, dhe i cili, tha ai, filloi kur presidenti Aleksandar Vuçiq “u përpoq të gjejë një zgjidhje kompromisi për Kosovën”.

Për Federica Mogherini, Maja Koçijançiq, dhe "të gjithë të tjerët në BE", Gjuriq ka pasur një pyetje - nëse dhe si për do t’iu përgjigjen kërcënimeve nga Prishtina, të cilat sipas tij, janë "një sfidë për paqen dhe stabilitetin në këtë pjesë të Evropës".

Gjuriq në një konferencë të jashtëzakonshme për media në Beograd tha se Haradinaj ka deklaruar se pas Vitit të Ri nuk do të ketë më pengesa fizike në kufirin Kosovë-Shqipëri, dhe as prani të kontrollit.

"Në prag të vitit të ri ata planifikojnë të heqin kufirin - për ne në mes të Serbisë, për ta - në mes të një Kosove të pavarur - dhe Shqipërisë", ka thënë Gjuriq.

Ai thotë se “sulmet intensive filluan në momentin kur Serbia vendosi që për Kosovën të gjendet një zgjidhje kompromisi që do të ishte në interesin e të gjithëve dhe përfundimisht të përcaktohej kufiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat