Rrëfimi i Haradinajt: Në luftë me 50 ushtarë - Bota Sot
Rrëfimi i Haradinajt: Në luftë me 50 ushtarë

Lajme

Rrëfimi i Haradinajt: Në luftë me 50 ushtarë

Më: 25 shtator 2018 Në ora: 13:31
Ramush Haradinaj

Në librin e Bardh Hamzajt, ‘Narrativë për luftën dhe paqen’ (Dialog me komandantin Ramush Haradinaj), ka rrëfime mjaft interesante për luftën, nga vetë goja e kryeministrit aktual, atëkohë komandant Smajli. Ja një pjesë interesante e librit.

Haradinaj:  Arritëm të kalonim rreth lumit Bistrica në drejtim të Jabllanicës; u tërhoqëm rreth ujit ku diku ishte më pak e diku ishte niveli më i lartë. Distanca mes nesh dhe tyre gjatë tërheqjes ishte nga 50 deri në 100 metra.

Sokol Dobruna dhe vëllai i tij Musliu, Deli Haxhosaj dhe babai im ishin me ne dhe ishin në moshë mjaft të shtyrë, Shaban Lajqi ishte me në dhe një i ri rreth të 13 ‘tave apo 14 vjeç, disa gra luftëtare dhe disa ushtarë të plagosur. Të gjithë arritëm të shkonim në Jabllanicë, por natyrisht pa ndonjë aktivitet ushtarak. Kur arritëm në Jabllanicë, ishim 75 gjithsej. 50 nga ta mund të konsideroheshin si ushtarë, pjesa tjetër ishte eskortë. Vendosëm flamurin lart në Jabllanicë dhe ditën tjetër vazhduam me aktivitetet ushtarake, e cila nënkuptonte që ishim në gjendje gatishmërie. Nuk kishim ndonjë vend ku të bënim një sy gjumë, në fakt fjetëm ngapak nëpër pozicionet tona.

Jabllanica ishte djegur e tëra apo jo?

Haradinaj: Po, e gjitha ishte e shkatërruar dhe ditën që arritëm aty nuk ishim të sigurtë nëse forcat serbe ishin ende aty. Derisa ata po largoheshin ne po hynim brenda dhe në fakt, atë ditë ne ishim në njërën anë të fshatit kurse ata ishin në anën tjetër të tij. Ditën tjetër, ata u tërhoqën të gjithë nga fshati.

-Pra, forcat serbe nuk e vërejtën që ju ishit në fshat?

Haradinaj: Ndoshta nuk e vëretjën.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...