Vuçiqi thotë se frikohet nga konflikti i superfuqive në Ballkan - Bota Sot
Vuçiqi thotë se frikohet nga konflikti i superfuqive në Ballkan

Lajme

Vuçiqi thotë se frikohet nga konflikti i superfuqive në Ballkan

Më: 26 shtator 2018 Në ora: 00:05
Aleksandar Vuçiq

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë se ekziston frika nga konfliktet për shkak të interesave të kundërta të fuqive të mëdha në rajonin e Ballkanit.

Ai, siç njoftojnë mediat serbe, ka thënë se Serbia mund të bëhet mik i dikujt vetëm kur është e dobët, kur e shkel veten dhe vetëm pasi të kërkojë falje çdo ditë.

“Kam frikë të madhe nga e gjithë ajo e ligë mbi këtë pjesë të Evropës. Me heshtje e pa bërë fjalë kemi pasur kujdes të mos i rrezikojmë serbët jashtë kufijve të vendit tonë. Jemi përpjekur të mos i sjellim në ndonjë situatë të palakmueshme. Duhet ta ruajmë paqen. Ekziston frikë e madhe nga konflikti për interesave shumë të kundërta të superfuqive dhe për këtë arsye askush nuk mund të parashikojë se çfarë do të ndodhë pas 15 – 20- ditëve të ardhshme”, ka thënë ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...