Aktakuzë e paparë Gjakovari akuzohet se filmoi makinën e policisë

Lajme

Aktakuzë e paparë Gjakovari akuzohet se filmoi makinën e policisë

Më: 27 shtator 2018 Në ora: 08:29
Gjykimi i Valon Pukës

Një fotografi me armën me leje të shokut dhe një video inqizim i një makine të parkuar të policisë e ka dërguar para gjykatës Valon Punkën. Ai akuzohehej nga prokuroria se pas një tikete të trafikut kishte filmuar një makinë të policisë së Gjakovës duke e dërguar të njëjtën tek mediat.

Përkundër faktit që prokurorial fillimisht e kishte cilësuar vepër penale filmimin e makinës së policisë dhe raportimin e saj në media prokurori Armend Zenelaj ka hequr dorë nga kjo pikë e aktakuzës.

Para leximit të aktakuzës prokurori i cili përfaqësonte rastin Armend Zenelaj deklaroi se heq dorë vetëm nga pika dy e aktakuzës për veprën penale të fotografimit dhe incizimit të paautorizuar, me arsyetimin se nuk janë plotësuar elementet e kësaj vepre penale.

Puka para Gjykatës tha se e pranon fajin për veprën e armëmajtes, duke shprehur pendimin e tij.

Sipas aktakuzës, Puka në vitin 2016 pa autorizim kishte poseduar armën për të cilën armë Gazmend Plava kishte leje.

Në aktakuzë thuhet se pas një viti, i njëjti duke qenë i inatosur me policin që i kishte shqiptuar gjobë në komunikacion, bën incizimin e veturës së parkuar të Policisë dhe incizimin e publikon në Facebook.

Aktakuza shpjegon se në rrjetin social në linkun “Zyra e Ankesave”, publikon incizimin dhe shkruan “Kjo është Policia e Kosovës”.

Shpallja e aktgjykimit nga gjyqtari Mentor Bajraktari do të bëhet nesër.

Ky është ndër rastet e rralla kur prokuroria e shtetit ka vendosur të ndjekë penalisht njerëz të cilët raportojnë dhe filmojnë gjëra të cilat u duken si keqpërdorime dhe të pazakonshme. Filmimi në vende publike është i lejuar veçanërisht kur ai i shërben interesit të publikut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat