Rrespektimi i sistemit të rotacionit në zgjedhjet për Kryetar të KKSH-së, sjell risinë: Kryetari zgjidhet … - Bota Sot
Rrespektimi i sistemit të rotacionit në zgjedhjet për Kryetar të KKSH-së, sjell risinë: Kryetari zgjidhet …

Lajme

Rrespektimi i sistemit të rotacionit në zgjedhjet për Kryetar të KKSH-së, sjell risinë: Kryetari zgjidhet …

Më: 27 shtator 2018 Në ora: 23:45
Muharrem Salihu, nje kandidat potencial dhe i duhur, imperativ i kohës per të drejtuar Këshillin Nacional të Shqiptarëve ne Luginen e Preshevës

Respektimi i sistemit të rotacionit në zgjedhjet që do të mbahen në nëntor, për pozicionin e Kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar, do të sjelli risi në drejtim, pasi për herë të parë në histrinë e tij, Këshilli Kombëtar Shqiptar do të drejtohet nga një lider që vjen nga Medvegja. Tashmë është koha që komuna e Medvegjës të mos shihet më si një shtojcë mes Preshevës dhe Bujanocit, por të zërë një vend të barabartë në drejtimin e përbashkët të 3 komunave autoktone shqiptare në Jug të Serbisë, thueht ne nje komunikate ngaForumi Shqiptar për Zhvillim Ekonomik në Serbi (AFEDS-Albanian forum for economic development in Serbia).

Muharrem Salihu nje personalitet i ri me platoforme proevriane. ne spektirin e vjeter poltik në Luginen e Preshevës  
Në zgjedhjet e nëntorit 2018, për herë të parë në historinë e Këshillit Kombëtar, merr pjesë një organizatë joqeveritare, e cila përfaqësohet me kandidaturën e patriotit Muharrem Salihu, afarist në profesion.

Muharrem (Marco) Salihu është i lindur në Medvegjë, ku ka kryer nivelet e para të arsimit, ndërsa sudimet e larta dhe kualifikimet profesionale i ka kryer në vende të ndryshme të Evropës. Jetën dhe punën e tij ai e ndan mes Medvegjës dhe Venecias. Në Medvegjë drejton kompaninë Medinvest shpk, ndërsa në Venecia është kryetar i Bordit Drejtues të Mela Holding Group, njëkohësisht dhe drejtues i suksesshëm i disa bizneseve në fushën e turizimit dhe sektorit imobiliar. Është i martuar dhe ka 5 fëmijë.

Në punën e tij, krahas parimeve të të drejtës, të korrektesës, të tolerancës apo të respektit mes bashkëpunëtorëve dhe kolegëve, udhëhiqet edhe nga atdhedashuria dhe fisnikëria për të ndihmuar bashkëqytetarët e tij të Medvegjës. Shembulli më i mirë për këtë, është investimi më i fundit disa miliona Euro që z. Salihu realizoi me themelimin e ndërmarrjes së prodhimit të çorapeve në Medvegjë, ku vetëm në fazën e parë do të hapen 400 vende të reja pune, me prespektivë të afërt zgjerimi. Edhe pse kemi të bëjmë me një projekt shqiptar, të financuar po nga një shqiptar, shihet lehtësisht gjithëpërfshirja si karakteristikë dalluese dhe në asnjë rast nuk zë vend diskriminimi etnik, rajonal apo ai fetar.
Krahas shqiptarëve, në këtë ndërmarrje gjejnë mundësi të barabarta punësimi edhe banorë të Medvegjës nga etni të tjera. Përfitueshmëria në këtë rast është e dyfishtë, krahas vendeve të reja të punës dhe bashkëjetesës mes etnive, Medvegja merr një prespektivë të re, sepse marka e re e çorapeve IG (Imperatore Giustiano) përmes cilësisë së lartë, së shpejti suksesshëm do të bëhet pjesë e tregut rajonal, evropian e më tej global.

Gjatë takimeve dhe bisedave me z. Salihu lehtësisht konstaton biznesmenin e thjeshtë deri më modesti, intelektualin perëndimor, qytetarin me kulturë të gjerë dhe liderin vizionar. Puna dhe jeta e ka përballur me vështirësi e pengesa të panumërta, të cilat nuk e kanë thyer, por e kanë forcuar edhe më tej karakterin e tij, dashurinë për bashkëqytetarët dhe besimin se të gjithë se bashku një ditë do ja dalim të rimëkëmbim ekonominë e dërmuar të vendlindjeve tona, shkruan Presheva Jone. Sfida e rradhës e zotit Salihu është përmirësimi i kushteve të jetesës së bashkëqyterarëve të tij. Për të realizuar këtë objektiv jetik për ne shqiptarët në Serbi, ai po bashkëpunon prej vitesh me kolegë të tij investitorë nga vende të ndryshme evropiane, për hapjen e vendeve të punës në Medvegjë, po punon fort për forcuar shpresën dhe për të rritur besimit te shqiptarët e Serbisë, se jetët e tyre mund të përmirësohen dhe të drejtat e tyre do të respektohen, nëse ka vullnet e përpjekje.

Z. Salihu prej disa vitesh është kthyer në zërin më të fuqishëm të shqiptarëve në Serbi, duke përcjellë denjësisht në forumet më të rëndësishme kombëtare dhe ndërkombëtare problemet e shumta dhe diskriminimin e vazhdueshëm që na bëhet ne shqiptarëve në Serbi. Është e njohur veprimtaria e gjerë dhe e pazakontë që z. Saliu po kryen në dy vitet e fundit për senzibilizimin e opinionit shqiptar dhe evropian për realizimin e autostradës Durrës – Prishtinë – Nish me kalim nga Medvegja. Ai përmes kompanisë që drejton, jo vetëm ka financuar projektin e autostradës që kalon nga Medvegja, por ka siguruar edhe financimin e nevojshëm për ndërtimin e saj, përmes koncensionit të këtij segmenti autostrade.

Vite më parë, z. Salihu ndërtoi në vendlindjen e tij në Tupallë, një bllok të ri me ndërtesa familjare me një dizajn që ende sot nuk është parë në anët tona, duke krijuar kështu një model të ri për mërgimtarët dhe banorët e Medvegjës. Puna dhe kontributi i tij për vendlindjen nuk ndalet. Në plan të shpejtë është realizimi dhe hapja e një klubi për të rinjtë, për t’u dhënë atyre mundësinë të organizohen, të bashkëpunojnë për të realizuar idetë e tyre inovative, të mësojnë gjuhë të huaja dhe njëkohësisht të gjallërojnë jetët e tyre për t’u dhënë më shumë kuptim e shpresë.

Më 4 nëntor 2018, shqiptarët kanë zgjedhje për Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve. Ky Këshill ka 15 anëtarë dhe Kryetari zgjidhet njëri prej tyre. Sipas marrëveshjeve të mëparshme mes drejtuesve shqiptarë të 3 komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, rotacionin për këto zgjedhje e ka Medvegja dhe Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar i takon të jetë nga Medvegja. Shumë prej medvegjasve dhe shqiptarëve që jetojnë në Preshevë, Bujanoc, Beograd, Novi Sad, që njohin punën, aktivitetin, angazhimin dhe kontributin e vyer dhe të pandalur të z. Salihu për çështjen e shqiptarëve në Serbi, shprehin besimin dhe bindjen e plotë se përfaqësuesi më i denjë i tyre për detyrën e lartë të kryetarit të Këshillit Nacional të Shqiptarëve është zoti Muharrem Salihu.

Kandidatura e z. Salihu qëndron e pavarur dhe përmbi politikën, ajo është gjithëpërfshirëse dhe gëzon mbështetje të gjerë, si mes shqiptarëve në Serbi, edhe në kryeqytetet shqiptare Tiranë e Prishtinë. Si përfaqësuesi i shoqërisë civile, një risi tjetër kjo për këto zgjedhje, si biznesmen i suksesshëm, si patriot dhe intelektual vullnetmirë, që punon pa u ndalur për vendlindjen dhe bashkëqytetarët e tij, zoti Salihu shihet si lideri për të cilin ne të gjithë kemi nevojë. Jetojmë në një kohë me rëndësi historike për shqiptarët dhe vetëm një personalitet i konsoliduar dhe atdhetar e largpamës si zoti Salihu, mund të ofrojë garanci për t’i prirë punëve të vështira të Këshillit Kombëtar Shqiptar, për të udhëhequr bashkësinë shqiptare në Serbi dhe për të rikthyer shpresën dhe buzeqeshjen e munguar te ne shqiptarët.
Të gjitha këto, e bëjnë z. Salihu kandidatin e vetëm dhe të duhur për të forcuar dhe pasuruar institucionin e Këshillit Kombëtar Shqiptar me vlerat që i takojnë, për ta rikthyer atë në institucionin lider të bashkësisë shqiptare, jo vetëm në Medvegjë, Bujanoc e Preshevë, por në të gjitha krahinat e Serbisë ku ka shqiptarë që banojnë.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...