Rakiq: Kjo është hera e fundit e Thaçit në veri, Ujmani është i serbëve

Lajme

Rakiq: Kjo është hera e fundit e Thaçit në veri, Ujmani është i serbëve

Më: 29 shtator 2018 Në ora: 17:35
Goran Rakiq

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka reaguar pasi Njësia Speciale e Policisë së Kosovës – ROSU, ka vepruar në veri gjatë vizitës së Presidentit Thaçi në Liqenin e Ujmanit.

“Njësitë e Armatosura paraqesin një shembull të sulmeve për paqen dhe sigurinë e serbëve në Kosovë. Ky është një sulm me pasoja të mëdha për jetën e serbëve në veri të Kosovës”, ka thënë Rakiq.

Ai ka ftuar Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që të reagojë për të mbrojtur popullin serb dhe pronat e tyre.

“Nëntëmbëdhjetë vjet njerëzit tanë jetojnë me frikë dhe pasiguri, por nuk do të jemi vëzhgues të heshtur, ndërkohë që paqja dhe jeta e fëmijëve tanë kërcënohen nga dikush. Le të dinë të gjithë se serbët kurrë nuk do ta lejojnë këtë ndërhyrje të ndodhë përsëri”, ka thënë Rakiq.

Sipas tij, kjo është hera e fundit e Thaçit, që do të vizitojë Liqenin e Ujmanit, pasi ka thënë se Ujmani është i serbëve.

“Zgjerimi i pranisë së ROSU në veri po prek më shumë përpjekjet tona për të qetësuar tensionet në fushë mes njerëzve që janë të zemëruar për një ndërhyrje të tillë”, ka thënë Rakiq.

Ndërkohë, Thaçi gjatë vizitës në Liqenin e Ujmanit, ka dërguar mesazhin se Kosova është e lirë dhe e pavarur…

“Dërgoj mesazhin për të gjithë qytetarët që të punojmë së bashku për Kosovën e re. Kosova është një, është e pavarur dhe sovrane. Bisedat që do të zhvillohen në ditët, javët dhe muajt në vazhdim në Bruksel do të jenë për paqe, stabilitet dhe njohje reciproke”, ka thënë Thaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat