Lista Serbe akuzon opozitën në Serbi se po dëmton interesat e serbëve të Kosovës

Lajme

Lista Serbe akuzon opozitën në Serbi se po dëmton interesat e serbëve të Kosovës

Më: 30 shtator 2018 Në ora: 16:07
Lista Serbe

Lista Serbe ka akuzuar sot liderët opozitarë në Serbi se po dëmtojnë pozicionin e serbëve të Kosovës.

Sipas tyre kjo po ndodhë në një moment kur mbijetesa për ta është e kërcënuar, shkruan media serbe.

“Lista Serbe është e shokuar nga fakti që në mesin e serbëve sot ka të atillë që në kohën kur kriminelë kërcënojnë mbijetesën e popullit tonë në Kosovë dhe Metohi, po provojnë që të përmirësojnë vlerësimet e tyre të dobëta në fatkeqësinë e bashkëqytetarëve të tyre”, thuhet në qëndrimin e Listës Serbe.

Ky reagim i Listës Serbe ka ardhur pas zhvillimeve te djeshme, ku presidenti i vendit, Hashim Thaçi, vizitoi veriun e vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat