Kremlini: Është herët për të folur rreth ndihmës ruse për Serbinë

Lajme

Kremlini: Është herët për të folur rreth ndihmës ruse për Serbinë

Më: 30 shtator 2018 Në ora: 16:17
Dimitri Peskov

Zëdhënësi i Kremlinit Dimitri Peskov tha se është shumë herët për të folur nëse Rusia do të ofrojë ndihmë për Serbinë pas “ashpërsimit” të situatës në Kosovë.

"Fillimisht duhet të mbahet një takim i presidentit të Rusisë dhe Serbisë, Vladimir Putin dhe Aleksandar Vuçiq”, tha ai për radion "Flet Moska" në pyetjen nëse Rusia do të ofrojë ndihmë për Serbinë ‘me rastin e përkeqësimit të fundit të situatës në Kosovë’.

Mediat ruse shkruajnë se Vuçiq synon të kërkojë mbështetje nga Vladimir Putin për zgjidhjen e situatës në Kosovë, por tani për tani nuk është përmendur mbështetja ushtarake.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq njoftoi dje se do të diskutojë të gjitha çështjet e rëndësishme për Serbinë në një takim me presidentin Putin, me prioritetin që në bisedime është situata në Kosovë. Takimi i dy presidentëve është caktuar për 2 tetor, njoftojnë mediat ruse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat