Bërnabiq: Politikanët e Kosovës mund të qëndrojnë vetëm në korridore të OKB-së

Lajme

Bërnabiq: Politikanët e Kosovës mund të qëndrojnë vetëm në korridore të OKB-së

Më: 1 tetor 2018 Në ora: 15:26
Ana Bërnabiq

Ana Bërnabiq ka komentuar ngjarjet e fundit pas mbledhjes në Këshillimin e Sigurimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në New York.

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq ka thënë se politikanët kosovarë në të ardhmen do të qëndrojnë vetëm në korridoret e organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Ajo reagoi pas spekulimeve se Behxhet Pacolli “iu falënderua që ua lejoi pjesëmarrjen në OKB”.

“Nuk kam asgjë për të komentuar mbi deklaratat e Pacollit. Atje kanë qenë dhe kanë mundur të qëndrojnë vetëm në korridor, e as në të ardhmen e afërt, nëse herë do kur ndodhë, e nuk besoj se do të ndodhë ndonjëherë, mund të qëndrojnë vetëm te ai korridor. Kjo është e vërteta, duhet t’i durojmë të tillë siç janë”, deklaroi ajo.

Bërnabiq po ashtu ka mohuar sugjerimet se nuk e përmendi Rezolutën 1244 në Këshillimin e Sigurimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në New York.

“Sugjerimet e tilla janë të pakuptimta. Nuk është e saktë se në OKB nuk e kam përmendur Rezolutën 1244. Ajo se nuk e kam thënë në fjalimin tim jo vetëm në takimin në OKB, në debat të përgjithshëm, ishte e qartë se për çfarë e kisha fjalën”, u shpreh ajo para gazetarëve serbë e pyetur  nëse “fakti se nuk e kishte përmendur rezolutën në OKB do të thotë se Serbia ka hequr dorë prej saj”.

Ajo shtoi se “qartë dhe me zë” e ka përmendur Rezolutën 1244 një ditë më herët kur foli gjatë “Aksionit për paqe”, ku bëri apel që misioni i UNMIK-ut në Kosovë të mos e zvogëlojë numrin e anëtarëve e as mandatin e tij, dhe se rezoluta është duke u respektuar si e plotë. “Këtë e dinë të gjithë, e sidomos atë që ishin në OBK, andaj janë spekulime të kota nëse dikush bëhet i mençur dhe shpërndanë lajme të rreme”, theksoi ajo.

“E kam përmendur, do ta përmendi gjithmonë, në takime dhe kjo shihet më së miri se sa është Qeveria e suksesshme në tërheqjen e njohjeve për pavarësinë e Kosovës, për dallim nga qeverisjet e kaluara”, shtoi ajo.

Bërnabiq ka theksuar se ekzistojnë shtete të cilat nuk janë në gjendje të sigurojnë dokumentacionin ku kanë pranuar Kosovën duke akuzuar ish kreun e diplomacisë, Vuk Jeremiq, se nuk është marrë fare me këtë temë.

“Ka shtete të cilat nuk mund t’i gjejnë letrat me të cilat e kanë pranuar Kosovën e Qeveria jonë, i ashtuquajturi Ministër me asteroide, udhëtoi, nuk qëndroi në Serbi dhe nuk u interesua për ato shtete të cilat Kosova ka thënë se e kanë pranuar pavarësinë e saj. Nuk kërkoi t’i shihte dokumentet, andaj kjo është ajo që jemi duke bërë sot”, u shpreh Bërnabiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat