Qytetari rrezikon jetën e fëmijës, e fut në bagazhin e veturës

Lajme

Qytetari rrezikon jetën e fëmijës, e fut në bagazhin e veturës

Më: 1 tetor 2018 Në ora: 20:35
E fut fëmijën në bagazhin e veturës

Një qytetar ka rrezikuar jetën e një fëmijë, të cilin e ka futur në bagazhin e veturës së tij.

Sipas fotografive të dërguara në adresë të Kallxo nga një qytetar, shihet se si një shofer e ka futur një fëmijë të mitur në bagazhin e veturës për ta mbajtur një motoçikletë, që kjo të mos binte në tokë.

Siç shihet edhe në foto, një pjesë e motoçikletës është jashtë bagazhit dhe dera e bagazhit është e hapur.

Fotografitë janë shkrepur në rrugën afër Stacionit të Autobusëve në drejtim të rrugës për Ferizaj.

Këto janë fotografitë e dërguara nga qytetari.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat