Premtimi i Putinit për Serbinë në lidhje me Kosovën

Lajme

Premtimi i Putinit për Serbinë në lidhje me Kosovën

Më: 3 tetor 2018 Në ora: 15:02
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq gjatë takimit në Moskë me presidentin rus, Vladimir Putin.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe ai serb, Aleksandar Vuçiq kanë biseduar për rreth 50 minuta në lidhje me Kosovën.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin gjatë takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq i ka premtuar Beogradit se mund të llogarit në mbështetjen e Moskës në lidhje me zgjidhjen e çështjes në Kosovë.

Takimi i tyre në Moskë u realizua pas tensioneve të fundit mes Serbisë dhe Kosovës, ku pala serbe ka rritur gatishmërinë ushtarake pas vizitës së presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi në liqenin e Ujmanit, i shoqëruar nga forcat speciale të policisë së Kosovës.

Sipas burimeve të Blic, dy presidentët, Putin dhe Vuçiq kanë biseduar 50 minuta për Kosovën.

“Koha është t’i drejtohemi asaj teme sepse ka qenë një prej ngjarjeve kryesore të bisedës. Putim gjatë takimit me Vuçiqin ka thënë se Serbia mund të llogaris në mbështetjen e Rusisë në lidhje me Kosovën”, ka thënë burimi i medias serbe.

Vuçiq po ashtu ka bërë të ditur se ka njoftuar presidentin rus për detajet e përgjithshme të gjendjes në Kosovë dhe për rolin që pret ta luajë Rusia në mbështetje të Serbisë. “Kemi hasur në mirëkuptim, në qëndrim të sinqertë dhe miqësor të Putinit dhe Rusisë ndaj popullit serb”, deklaroi Vuçiq.

“Gjatë dy orëve të takimit, së paku 45-50 minuta kemi biseduar për Kosovën”, u shpreh ai.

Vuçiq po ashtu pret nga Rusia të ofrojë mbështetje të fuqishme ndaj Serbisë në forume ndërkombëtare dhe ta mbështes integritetin territorial të Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat