Daut Haradinaj: Rexhep Selimi foli me gjuhën e Beogradit ndaj kryeministrit

Lajme

Daut Haradinaj: Rexhep Selimi foli me gjuhën e Beogradit ndaj kryeministrit

Më: 4 tetor 2018 Në ora: 01:27
Daut Haradinaj

Daut Haradinaj, ka komentuar deklaratën e vëllait të tij, kryeministrit Ramush Haradinaj, ndaj Rexhep Selimit, se gjatë luftës ai s’ka pas asnjë therë në këmbë.

Sipas deputetit të AAK-së, ky reagim nga vëllai i tij kishte ardhur për shkak se ishte quajtur tradhtar dhe se Selimi kishte folur në të njëjtën vijë sikur Beogradi.

“Nuk i ka thënë Ramushi që ka ndejt në Tiranë. Të tjerët kanë ndejt. Një pjesë e mirë e luftëtarëve që i janë ekspozuar vijës së frontit janë grithë ka pak. Dikush ka edhe të vrarë, dikush ka edhe plumb në trup. Përfshirë Ramushin e mua. Është e palogjikshme që një njeriu që është i sakatuar në luftë, e pas luftës me Hagën e me sulme në të gjitha anët me iu bashku fjalëve që i thotë Beogradi. Me më thanë sot se je tradhtar, duhet të mateni mirë. Arsyeja pse është përgjigj Haradinaj është se i kanë thënë se po e shitni Kosovën. Diçka i bie kjo punë. Edhe sot, po përtojnë të shohin kadastrat duke u matur. Kam qenë para një muaji i pash 5-6 kerre dhe popullata më thanë se po masin ]gjithë ditën”, ka deklaruar ai në Interaktiv të KTV-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat