Daçiq: Kosova dhe KFOR-i po bëhen gati për luftë në veri

Lajme

Daçiq: Kosova dhe KFOR-i po bëhen gati për luftë në veri

Më: 4 tetor 2018 Në ora: 10:37
Ivica Daçiq

Ivica Daçiq ka thënë se ekziston rreziku që Kosova e mbështetur nga shtete të huaja të organizojnë një “aksion” në veri të vendit.

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se ekziston rreziku që Kosova e mbështetur nga shtete të huaja të organizojnë një “aksion” në veri të vendit.

Daçiq ka theksuar se një veprim i tillë mund të ndodhë pas përcaktimit të kufijve mes serbëve dhe shqiptarëve në mënyrë që të eliminohet rreziku nga një luftë e re e përgjakshme në Ballkan.

Lideri i SPS-së ka kërkuar arritjen e një marrëveshjeje të mirëkuptimit mes Beogradit dhe Prishtinës në mënyrë që të parandalohet një “stuhi” në Kosovë.

“Ndoshta dikujt i duket se konflikti i ngrirë është zgjidhja më e mirë, e sidomos për faktin se shtete të tjera mund t’i tërheqin njohjet e tyre dhe numri mund të zvogëlohet nën gjysmën e shteteve anëtare në Kombe të Bashkuara. Mirëpo, në atë rast do të kishte më shumë rrezik”, u shpreh Daçiq për mediat serbe, transmeton Lajmi.net.

“Rreziku më i madh do të ishte sulmi i armatosur në veri të Kosovës ngjashëm si Stuhia. Dikush mund të kërkojë ndihmë për të bërë një sulm të tillë në veri të Kosovës”, shtoi ai.

“Në një rast të tillë, Serbia ka vetëm dy mundësi, të hyj në përplasje ose t’i lejojë serbët të jenë të shtypur. Shpresoj se të gjithë në perëndim e kuptojnë se kjo e dyta nuk do të ndodhë kurrë. Edhe në rast se serbët hyjnë në një konflikt të tillë, qoftë me KFOR-in, që vazhdimisht e komplikon pozicionin”, përfundoi Daçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat