Dita Botërore e Mësuesit

Lajme

Dita Botërore e Mësuesit

Më: 5 tetor 2018 Në ora: 07:12
Ilustrim

7 marsi në Kosovë festohet si Dita e Mësuesit, por jo vetëm në Kosovë. Shumë shtete të botës, Ditën e Mësuesit e festojnë në data të ndryshme.

Mirëpo, zyrtarisht në shumicën e shteteve të botës, Dita Ndërkombëtare e Mësuesit është 5 tetori.

Për herë të parë kjo datë u shënua në vitin 1994, për nder të rekomandimeve të UNESCO-s në lidhje me statusin e mësuesve, që është një instrument standard ku adresohet situata në të cilën gjenden mësuesit në gjithë botën.

Profesioni i mësuesit nderohet kudo nëpër botë dhe kjo mund të bëhet në çfarëdo date, mirëpo në kalendarin e UNESCO-s, 5 tetori është Dita Ndërkombëtare e Mësuesit. Qëllimi i kësaj dite është të ofrojë mbështetje e inkurajim për mësuesit dhe gjithashtu të sigurojë që nevojat e brezave të ardhshëm të vazhdojnë të plotësohen prej tyre (mësuesve).

Dita Botërore e Mësuesit paraqet një shenjë të rëndësishme të ndërgjegjësimit, të të kuptuarit dhe të vlerësimit që shfaqet për kontributin vital që mësuesit i dhurojnë arsimit e zhvillimit të shoqërisë ndër vite.

Për të shënuar këtë ditë, Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës sot nga ora 12:00 mban konferencën për media. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat