28 Vlora nga Kosova vizitojnë qytetin bregdetar të Vlorës

Lajme

28 Vlora nga Kosova vizitojnë qytetin bregdetar të Vlorës

Më: 6 tetor 2018 Në ora: 09:58
Pamje nga vizita

“Të gjitha ne kemi një histori të emrit që mbajmë dhe çfarë na bashkon është krenaria” ishin këto fjalët e 28 Vlorave nga Kosova, të cilat u pritën në një takim nga kryetari i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli.

Vajzat nga Kosova ndodhen në qytetin bregdetar nga i cili kanë marrë edhe emrin për një vizitë dy ditore në Vlorë. Në këtë udhëtim të veçantë interesante ishte edhe pjesëmarrja e një vajze të vogël vetëm gjashtë muajshe.

Gjatë takimit në bashki ato shoqëroheshin edhe nga ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Ky është ndër aktivitet e para që ka organizuar Ambasada e Shqipërisë në Kosovë për nder të Festës së Flamurit.

Në qëndrimin e tyre në Vlorë 28 vajzat vizituan edhe Muzeun e Pavarësisë.

Udhëtimi është vazhdimësi e 40 Sarandave në Sarandë, ndërsa bëhet e ditur se edhe në të ardhmen do të realizohen udhëtime të tilla./ATSH

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat