Elvana Gjata, alibi e krimit apo një model që duhet përbuzur?

Lajme

Elvana Gjata, alibi e krimit apo një model që duhet përbuzur?

Më: 7 tetor 2018 Në ora: 15:01
Elvana Gjata

Rroli i Elvana Gjatës në masakrën e bllokut dhe imazhi i saj pas asaj që ndodhi janë bërë pjesë e një diskutimi të madh. në rrejtet sociale disa e kanë krahasuar me Cecën, gruan e kriminelit të famshëm Arkan, të tjerë e kanë vendosur mes aradhës së një sërë personazhesh të shou bizit shqiptar, si Inis Gjoni, Viola Spiro, Rudina Magjistari, Fjolla Morina që kanë ndarë shtratin e tyre me njerëz problematike që shpesh kanë përfunduar të vrarë.

Image

Në të kundërt, disa të tjerë e kanë e kanë parë Elvanën si një karrem që po përdorej nga krimi, për të fshehur motivet e vërteta të ngjarjes në bllok që para se të ishte një histori rozë ishte një histori gjobëvënieje.

Image

Reagimet madje dhe memet për të gjitha këto nuk kanë munguar.

Edhe vetë në instagramin e këngëtares kanë shpërthyer sharjat dhe fyerjet për këtë grua që ka zgjedhur të bëhet ikonë e dashurisë me një të fortë dhe për këtë e pagoi cimin e saj. Të gjitha këto e kanë detyruar këngëtaren të mbyllë pjesën e komenteve në instagramin e saj, madje dhe të largohet fare nga Shqipëria. Këtë herë jo për të nisur një karrierë amerikane, por për ti shpëtuar valës së etiketimeve kundër saj. / Lapsi.al

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat