Beogradi i kërkon Brukselit që t'i mbrojë pronat e kishës serbe në Kosovë

Lajme

Beogradi i kërkon Brukselit që t'i mbrojë pronat e kishës serbe në Kosovë

Më: 10 tetor 2018 Në ora: 10:29
Foto ilustrim

Beogradi i ka dërguar një letër Brukselit zyrtar përmes të cilës i ka kërkuar që BE-ja të garantojë se Kisha Ortodokse Serbe ka të drejtë në pronat e saj të cilat gjenden në Republikën e Kosovës.

Kështu shkruan sot e përditshmja serbe ‘Novosti’, kjo kërkesë u është dërguar ndërmjetësuesve të dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel.

Në këtë kërkesë të Beogradit kërkohet mbrojtja e 44 objekteve fetare si një zonë e veçantë e kulturës dhe trashëgimisë fetare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat