Vuçiq: Thonë gjërat po ndryshojnë në botë, e Kaçaniku ku mbeti?

Lajme

Vuçiq: Thonë gjërat po ndryshojnë në botë, e Kaçaniku ku mbeti?

Më: 10 tetor 2018 Në ora: 12:34
Aleksandar Vuçiq

Duke folur rreth një hulumtimi të CESID-it, sipas të cilit 44 për qind e qytetarëve janë kundër rikufizimit me Kosovën, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq thotë se duhet të kihen parasysh se ndryshojnë në terren ndryshimet në botë.

“Zakonisht nuk komentoj sondazhet. Çfarë do të thotë 44 për qind e qytetarëve janë kundër rikufizimit? A do të thotë kjo se 44 për qind janë për Kosovën e pavarur, të tillë gjithsesi janë 8-12 për qind e qytetarëve, ose që të gjithë mendojnë se Kaçaniku është i Serbisë, ose që të gjithë futen në një thes”, ka shtruar pyetjen presidenti i Serbisë, transmeton Koha.net raportimin e medieve të Beogradit.

Ai u shpreh i bindur para gazetarëve se shumica janë kundër, dhe këtë e sheh edhe në partinë e tij. “Shumica e anëtarëve në partinë time mendon se nuk duhet të merremi vesh, se do të vijë koha, se do të presim diçka që do të na ndodhë si një ndihmë prej Zotit. Nuk e dimë çka, por diçka do të ndodhë”, është shprehur ai.

Vuç ka thënë se kur i pyet qytetarët se çfarë do të ndodhë, ata përgjigjen se po ndryshojnë gjërat në botë. “Do të pyesja se çfarë po ndryshojnë në terren ato ndryshime. Thonë po shkojnë përpara rusët dhe kinezët tanë. Kemi marrëdhënie të mrekullueshme me Rusinë e Kinën, por çlidhje ka kjo me Kaçanikun, çfarë do të bëjmë kur të sulmohet populli ynë në veri të Kosovës. Ta thërrasim 500 herë Jens Stoltenbergun, sepse po të futeshim në veri, NATO këtë do ta merrte si sulm (ndaj saj – sqarim ynë) dhe do të përballeshim me konflikt me Aleancën Ushtarake”, ka sqaruar presidenti i Serbisë.

Vuçiq ka thënë se opozita nxit tema të tilla meqë duhet të gjejnë diçka që mund t’i sjell vota, ndërsa ata të gjithë bashkë kanë më pak vota.

“Unë e kam kuptuar shumë mirë vullnetin e qytetarëve, se vazhdimisht jemi kundër edhe kur nuk kuptojmë diçka. E kam kuptuar se njerëzit janë kundër, por kam menduar se përqindja është shumë më e madhe, 75 për qind”, është shprehur Vuçiq duke shtuar se janë kundër për diçka që nuk e dinë ç’është ajo.

Vuçiq ka thënë se ai e ka për detyrë të respektojë vullnetin e qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat