Daçiq i reagon anëtarit të ri të presidencës së Bosnjës për deklaratën rreth Kosovës - Bota Sot
Daçiq i reagon anëtarit të ri të presidencës së Bosnjës për deklaratën rreth Kosovës

Lajme

E martë, 16 tetor 2018

Daçiq i reagon anëtarit të ri të presidencës së Bosnjës për deklaratën rreth Kosovës

Më: 11 tetor 2018 Në ora: 00:05
Ivica Daçiq

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, i ka reaguar anëtarit të zgjedhur të presidencës së Bosnjës, Zheljko Komshiq, për deklaratën e tij se për të Kosova është një shtet i pavarur.

Daçiq e ka cilësuar “provokim për Serbinë” deklaratën e Komshiqit, për të cilin ai ka thënë se “ende nuk e ka marrë detyrën e tij”.

Kryediplomati serb ka thënë se e konsideron Republikën Srpska shtet po aq të pavarur sa Kosova, por se shteti i tij, Serbia, e ka një politikë zyrtare, që respekton integritetin territorial të Bosnjës.

Daçiq ka shtuar se Komshiq mund ta konsiderojë personalisht Kosovën të pavarur, por se qëndrimi i organit në të cilin ai është zgjedhur, presidencës së Bosnjës, është i ditur, dhe është kundër Kosovës së pavarur.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test