E dhimbshme, 11 vjeçari që humbi jetën nga autobusi varroset në ora 15:30

Lajme

E dhimbshme, 11 vjeçari që humbi jetën nga autobusi varroset në ora 15:30

Nga: N. Sh Më: 11 tetor 2018 Në ora: 10:23
Xhevat (Esat) Jusufi

Goditjet e autobusit të klubit të futbollit ‘Lushta’ ishin fatale për 11 vjeçarin, Xhevat (Esat) Jusufi i cili ndërroi jetë gjatë ditës së djeshme.

Familjarët njoftojnë se, varrimi i 11 vjeçarit bëhet sot bëhet me ‘ikindi’ (15:30) në varrezat e qytetit në Shipol, ndërsa funerali niset në ora 15:00 prej banesës së familjes që gjendet përballë komunës së Mitrovicës.

Xhevat (Esat) Jusufi ishte nip heroit Xhevat Jusufi dhe mbante emrin e tij.

Familja i kishte trashëguar djalit të tyre emrin e ish-luftëtarit të UÇK-së që dha jetën për lirinë e Kosovës.

11 vjeçari llogaritej edhe si njëri prej talentëve më të mëdhenj të futbollit që kishte Kosova.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat